BERAT– Thirrjes për dhurim gjaku në ndihmë të fëmijëve talasemikë i janë përgjigjur punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Berat. Nën moton “Dhuro gjak për të shpëtuar një jetë”, efektivët e këtij reparti u bënë pjesë e nismës së dhurimit të gjakut, që do të shkojë pranë bankës së dhurimit në qytetin e Beratit.
Dega e Kryqit të Kuq në këtë qytet apelon për dhurim gjaku gjithë drejtuesit dhe punonjësit e institucioneve vendore, pasi nevojat tek të sëmurët talasemikë vazhdojnë të jenë të mëdha.
Kësaj nisme do t’i përgjigjen ditët e ardhshme edhe punonjësit e PMNZSH së Kuçovës, Poliçanit dhe Skraparit.
(el.sp/BalkanWeb)