Ekstremist katolik dhe fanatik besimtar, aq sa për dogmatizmin e tij quhej Papa Gibson, mohues i Holokaustit dhe antisemitik i bindur, përveçse dhe shumë kritik në lidhje me kishën modern. Hutton Gibson, ‘kontrovers’, babai i regjisorit dhe aktorit Mel Gibson ka vdekur në moshën 101 vjeçare. Në 2004 ai kishte thënë: ’Holokausti është një sajesë’. Zoti Gibson në të vërtetë ka vdekur në 11 maj në Los Robles Hospital and Medical Center a Thousand Oaks, por mediat amerikane e kanë zbuluar vetëm në orët e fundit duke ju referuar një database të Californisë.

Asnjë deklaratë nuk ka ardhur nga familja dhe djali Mel.
Hutton ka qenë shpesh herë në qendër të polemikave dhe skandaleve në Amerikë për shkak të pozicioneve të tij ekstreme për sa i takon fesë dhe opinioneve të tij. Nga 2003 dhe 2004, teksa djali i tij po punonte për ‘Pasioni i Krishtit’, babai kishte lëshuar një seri deklaratash shokuese.

Zoti Gibson kishte vënë në dyshim edhe numrin e hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit duke thënë që ‘ishte fryrë më shumë seç duhet’ dhe më pas e kishte mohuar shpesh Holokausin me këto fjalë: ‘E gjitha, ndoshta jo e gjitha është një sajesë. Por pjesa më e madhe është’.
Për sa i takon besimit katolik Gibson Senior nuk ishte dakord me idetë dhe mënyrën e kishës moderne dhe kishte arritur deri aty sa të mohonte legjitimitetin e Papa Giovanni Paolo II, duke e quajtur atë edhe si “puthës i Kuranit” dhe duke nënvizuar që Këshilli i Vatikanit II ‘ishte një komplot mazokist i mbështetur nga hebrenjtë’. Në 1968, në Australi Mr Gibson kishte themeluar Aleancën për traditat katolike dhe prej aty kishte krijuar një newsletter ‘Lufta është tani’ nëpërmjet të cilës shpërndau opinionin e tij ultra-ortodoks. Popullariteti i tij, I cili ishte gjithmonë mjaft i ngrohtë, pati një rritje të vërtetë pikërisht kur djali i tij Mel u bë një yll i Hollywood.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: