Lily Rose Depp ka postuar disa foto nga udhëtimi i saj në Tokio në llogarinë e saj në Instagram. Madje, aktorja dhe modelja 24-vjeçare ka pozuar në një foto me partnerin e saj, Danielle Balbuena, e cila njihet si reperi 070 Shake, duke mbajtur në njërën dorë një buqetë me lule rozë. Në një tjetër foto, vajza e Johnny Depp pozoi me një bluzë të zezë transparente dhe çorape me kuadrate.

“Unë dhe e imja” , ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.

Balbuena ka komentuar nën postim: “Ti je bebe e bukur”.

Shihni postimin

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lily-Rose Depp (@lilyrose_depp)

Dy femrat filluan të takohen në janar të vitit 2023 dhe nuk ngurrojnë ta shprehin publikisht dashurinë e tyre në çdo rast, pavarësisht nga komentet e bëra në postimet e tyre të përbashkëta.

Vitin e kaluar, pas udhëtimit të Depp në Festivalin e Filmit në Kanë, ku u shfaq premierë seriali “The Idol” me protagonist Weeknd, dy gratë shkëmbyen puthje pasionante në aeroport kur u takuan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: