Arta Bajrami është një ndër emrat më të dashur të muzikës prej së cilës kanë mbetur plot hite. Në këngët dhe daljet publike e kemi parë gjithnjë me veshje shumë të veçanta, seksi dhe ngacmuese, por duket se bashkëshorti i ka ‘ndërhyrë’ pak te kjo pjesë.

Në një intervistë në “Libero”, këngëtarja ka pranuar se bashkëshorti ndikon te zgjedhjet e saj dhe i ka sugjeruar që të heqë dorë nga një veshje që dikur ajo e kishte shumë për zemër.

Në fillim të karrierës unë kam qenë pak person që më pëlqenin korsetë dhe i kam pasur si simbol të veshjes time nëpër koncertet e mia. Kur s’dija ç’të vishja, thosha do vesh vetëm korse dhe një palë pantallona apo një fund dhe ai ma ndërroi pak, ma hoqi. Tha ‘do kisha preferuar jo korse, diçka më të mbuluar se s’ke nevojë ti, më elegante dhe bie në sy, mos ki merak që s’bie’. Unë s’mundesha, thashë jam mësuar të vishem ndryshe. Por nuk e ka patur në atë aspektin që isht exheloz, por donte të dukesha pak më mirë si e shihte ai se minifundet nuk i ka problem.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb