KOSOVA

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj ka bërë me dije se spitali infektiv mund të plotësojë kapacitetin me pacientë dhe kështu do të organizohen struktura të tjera.

Sipas Zemajt deri tani janë 58 të shtruar nga 125 shtretër që ka Spitali Infektiv teksa në dispozicion do të jenë spitalet rajonale të përgjithshme apo dhe struktura të tjera.

Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 që ka alarmuar institucionet dhe autoritetet përkatëse.

 

“Duke parë që shtimi i rasteve të Covid-19 në të njëjtën kohë ka rezultuar me rritje edhe të numrit të personave që kërkojnë tretman spitalor (me 18 qershor kemi pasur në Klinikën Infektive të spitalizuar 58 pacientë), në bashkëpunim me SHSKUK-në kemi rikthyer në mobilizim të plotë kapacitetet e Klinikës së Pulmologjisë, të Klinikës së Dermatovenerologjisë dhe të Mjekësisë Sportive si asistencë për Klinikën Infektive për të përballuar një fluks eventual më të lartë të pacientëve që mund të kenë nevojë për tretman spitalor. Klinika Infektive ka aktualisht 125 shtretër dhe 6 respiratorë, me mundësi të shtimit të tyre sipas nevojës”, ka thënë ministri Zemaj.

 

“Gjithashtu, në funksion do të jenë edhe repartet infektive të Spitaleve të Përgjithshme (rajonale), ato që kanë kushte, sipas vlerësimit të bërë nga Zyra e OBSh-së në Kosovë, siç është Reparti i Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Prizrenit”, shtoi Zemaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb