Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirusi në vend, ndërsa ka 444 raste aktive me këtë virus.

Lajmi u bë i ditur nga drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, e cila përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë me dije se mes të prekurve janë më shumë meshkuj.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid-19 në vend e në veçanti në Prishtinë. Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid-19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive. Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë përfunduar me fatalitet. Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj. Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19. Mbajtja e distancës fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit. E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh”, shkruan Gashi.

Në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 677 raste, 1 mijë e 425 janë shëruar dhe 49 raste të vdekjes me koronavirus.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: