Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka publikuar një video të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka deklaruar më 29 qershor se janë kryer më shumë se 8 mijë testime serologjike.
Teksa e ka quajtur këtë gënjeshtër dhe ngre pyetjen pse gënjen ministrja, Vasili ka publikuar edhe përditësimin e sotëm të të dhënave ku thuhet nga vetë ISHP se janë kryer 4010 testime seriologjike.
Reagimi i plotë:
Po pse genjen Ministrja e Shendetesise xhanëm ??? (VIDEO).
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu më 29 qershor ne Emisionin OPEN te gazetares Eni Vasili deklaroi:
“Kemi filluar testimin e serologjisë për mjekët. Janë bërë më shumë se 8 mijë analiza serologjike”.
Sot me 8 korrik, vete Ministria e Shendetesise, pas nente ditesh, deklaron se jane bere vetem 4010 testime serologjike, ose gjysma e asaj, qe tha Ministrja ne 29 qershor.
COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
TESTIME TOTALE 30647
TESTIME MOLEKULARE 26637
TESTIME SEROLOGJIKE 4010
Pse genjen Ministrja Manastirliu?
Ja kerkon Rama?
E genjejne vartesit?
Apo kaosi mbreteron dhe rendesi ka te shprazen shifra si te vijne, boll te genjehen njerezit dhe te shtyhet edhe nje dite propagande.
Video e meposhtme provon gjithshka.
(BalkanWeb)