TIRANE
Pas më shumë se 15 vite në ekranin e “Top Channel”, moderatorja Xhemi Shehu duket se e ka parë të arsyeshme të shkëputet nga ky televizion.
Burime të brendshme dhe të sigurta thonë për Anabel.al se Xhemi Shehu është larguar nga “Top Channel”.
Ndonëse nga ana e Xhemit nuk ka ende një reagim, burimet theksojnë se bashkëpunimi është ndërprerë zyrtarisht pasi moderatorja ka firmosur dorëheqjen.
Lajmi i largimit të Xhemit vjen pak kohë pas zërave të pakonfirmuar të largimit të regjisorit Altin Basha dhe të një pjesë të aktorëve të programit të humorit, “Portokalli”.