Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të kanabisit në Poliçan, duke proceduar penalisht kryeplakun e një fshati.
Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kultivimit të lëndës narkotike dhe vijon punën për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i kultivimit të bimëve narkotike.
Proçedohet në gjendje të lirë Kryeplaku i fshatit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar dhe vijon puna për kapjen e tij.
Shërbimet e Policisë Poliçan në bashkëpunim me DVP Berat në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, kanë konstatuar të kultivuara në territorin e fshatit Zhitom i Madh, në pronë publike, bimë narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Poliçan proçeduan në gjendje të lirë shtetasin:
Q.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh me detyrë Kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”
Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi N.T 32 vjeç, banues në fshatin Zhitom i Madh, si autori i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës narkotike”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)