KAKAVIJË

Një situatë më shumë se kaotike, ka qenë ajo që iu është rezervuar qytetarëve shqiptarë, që donin të iknin nga Shqipëria për në Greqi.

Makina që presin në radhë për kilometra të tëra dhe fëmijë, gra, burra e pleq, që qëndrojnë gjithë ditën në diell.

Kjo është panorama që ofrohet në Doganën e Kakavijës, në Gjirokastër.

Këto pamje tregojnë qartë sfidën sfilitëse të shqiptarëve për të shkuar në Greqi, ku më pas do të jetojnë dhe punojnë.

Ata presin në radhë të gjata, aq sa duket kanë nisur të merren me veprimtari.

Dikush shëtit përmes vargut të makinave, dikush tjetër lëviz, dikush rregullon automjetin etj.

Vargu i mjeteve në Kakavijë u raportua se arrin deri në 20 kilometra, në fshatin Jorgucat.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb