Ky 76- vjetor erdhi krejt ndryshe për ish-presidentin e Shqiperisë, Rexhep Mediani, teksa Presidenti i Republikës Ilir Meta, e dekoroi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. Dekorata iu dha Rexhep Medianit, në nder te kontributit që ai ka dhënë kur ishte President i Republikes, gjatë periudhës 1997-2002. Ceremonia e zhvilluar në Presidence bëri bashkë si rrallë herë të majtë e të djathtë, duke nisur nga ish presidentët Sali Berisha, Bamir Topi, Bujar Nishani, e duke vazhduar me ish-kryeministrin dhe ministrin e diasporës, Pandeli Majko. Te pranishëm ne këtë ceremoni dekorimi ishin edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari I Partisë Demokratikë, Lulzim Basha, ndërsa kishte të ftuar edhe nga fusha akademike, shkencore, sipërmarrja, miq të ngushtë e familjarë të ish-presidentit Rexhep Meidani.

Teksa kujtoi kontributet e ish-Presidenti Mejdani në miratimin me referendum të Kushtetutës së Shqipërisë në vitin 1998 dhe në zhvillimin e demokracisë në vend, Kreu i shtetit Meta, tha se politikanët e sotëm duhet të marrin shebmull nga Rexhep Mejdani, nga atdhedashuria që ai ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij. Meta vlersoi gjithashtu se te pacmuar edhe rolin qe ish-presidenti ka patur ne luften e kosoves.

Rexhep Meidani u shpreh i nderuar nga marrja e kësaj dekorate, teksa shtoi se për sa kohë që ka mbajtur postin e presidentit, por edhe në cdo kohë që ka mbajtur një funksion, është përpjekur maksimalisht për forcimin e institucioneve të Shqipërisë.

Për ish-presidentin dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, Rexhep Meidani është nje shtetar dhe akademik, I cili ka treguar integritet të lartë gjatë detyrës se tij si President i vendit.

Ish-presidenti Bamir Topi, thote se koha qe Rexhep Mediani ka mbajtur detyrën e  presidentit të vendit, ka qenë një kohë e vështirë, por ai e kreu me së miri atë mision.

Diplomati dhe ish-ambasadori Agim Nesho, tha se Meidani ka dhënë kontribut të çmuar për shtetin shqiptar, dhe ky dekorim ishte mëse i merituar.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, i cili ka qenë edhe ndër bashkëpuntorët e afërt të ish-presidentit Meidani, thotë se kontributi i tij perveç se, si akademik dhe pedagog, ka qenë i madh edhe në ringritjen e shtetit dhe institucioneve demokratike pas referendumit për kushtetutën në vitin 1998.

Për analistin Preç Zogaj, detyra e presidentit te republikes eshte nje detyre e veshtire, sidomos gjate viteve 1997-2002, kur ne Shqiperi dhe Kosove zhvilloheshin mjaft ngjarje te rendesishme. Sipas tij, Mediani ia doli t’i jepte rendesi detyres se presidentit, pavaresisht kompetencave qe kishte.

Analisti Mentor Nazarko, gjithashtu këshilltar I ish-presidentit Mediani, thotë se ai ka qenë ndër personazhet mjaft të besuar të perëndimit në luftën e Kosovës. Gjithashtu ai thote se ish-presidenti, ‘’Dekoratën e Flamurit Kombëtar”e ka dhënë vetem njëherë, dhe ate e kishte ruajtur për ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Ish-Ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë Nano, profesori Arben Malaj, e shikon si mjaft inspirues dekorimin e Rexhep Medianit me ‘’Dekorat ën e flamurit kombëta’’r. Sipas tij ish-presidenti nuk bëri asnjëherë asnjë kompromis me detyrën, për interesa të tij.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vlersoi si mjaft pozitiv vendimin e Presidentit Ilir Meta për të dekoruar Rexhep Medianin, duke e cilësuar këtë vendim, si nder për kombin shqiptar. Thaçi vlerësoi edhe rolin qe ish-presidenti ka patur në luftën e Kosovës.

Karriera politike e Rexhep Meidanit nisi pas viteve ’90. Ai ishte kyetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial në vitin 1991. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si President të Republikës, detyrë qe e ushtroi deri në vitin 2002.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb