Ish- deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Ndue Totri ka ndërruar jetë sot pasi vuante nga një sëmundje të rëndë.

Ai ka qenë në Kuvendin e parë pluralist në Shqipëri në vitet 1991- 1992 teksame profesion ka qenë inxhinier në industrinë minerale apo dhe funksionar publik në nivele lokale e qëndrore.

Ruçi thotë se Totri do të mbahet mend me respekt si një person që i shërbeu Mirditës e Shqipërisë.

 

 

MESAZHI NGA GRAMOZ RUÇI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, letër  ngushëllimi familjarëve të ish deputetit Ndue Totri

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, u ka dërguar sot një letër  ngushëllimi familjarëve të ish deputetit Ndue Totri

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ndues, bashkëshorti, babait, vëllait dhe njeriut tuaj të shtrenjtë dhe ish kolegut tonë të dashur deputet të Kuvendit të Shqipërisë.

Ndue Totri është një nga inxhinierët dhe specialistët e shquar të Shqipërisë, që ia kushtoi jetën Shqipërisë, Mirditës dhe njerëzve.

Kudo ku shërbeu si inxhiner në industrinë minerale, si funksionar publik në niveletet lokale e qendrore, dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 1991-1992, është shquar për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e lartë, shpirtin e madh dhe zemrën e gjerë.

Nduen do ta kujtojmë me dhimbje,  mall e respekt të thellë për shërbimet që i ka bërë Mirditës së tij të dashur dhe të gjithë Shqipërisë, ekonomisë, shoqërisë, komunitetit, minatorëve, qytetarëve dhe të gjithë atyre me të cilët ka ndarë përkushtimin dhe sakrificat e tij për Shqipërinë.”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb