Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shkruan në ‘Facebook’ se partia Socialiste ka filluar përgatitjet për një fitore historike, teksa i referohet mbledhjes së grupit parlamentar të PS pasditen e sotme në Elbasan, ku u caktuan edhe drejtuesit politikë.

Kryeministri Rama i besoi Spiropalit drejtimin politik në Qarkun e Tiranës, ndërsa ministrja thekson se ndihet e nderuar dhe e lumtuar që i është besuar kjo detyrë.

Reagimi i Spiropalit:

Partia Socialiste? fillon përgatitjet për një fitore historike mbi shpifjen, sherrin dhe politikën e baltës. Për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën?

Nder që m’u besua drejtimi politik i qarkut Tiranë. E lumtur që në bashkinë Tiranë do e ndajmë përgjegjësinë e lartë me lali Erin dhe Ervinin, dy miq dhe drejtues të shkëlqyer.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të vazhdojnë në rrugën e transformimit dhe zhvillimit. S’ka kthim pas!

PërTiranëqëduam! PërShqipërinëqëduam??

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb