Ish i dërguari i SHBA për dialogun Kosovë- Serbi, Richard Grenell ka thyer ‘heshtjen’ amerikan në Uashington në prag të takimit të 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë.

Grenell konfirmon se në plan të takimit janë për t’u diskutuar çështjet ekonomike të Kosovës dhe Serbisë. Por ai nuk përjashton që me dëshirën e dy vendeve, të diskutohet çdo temë e mundshme.

“Çdo çështje do të diskutohet dhe kjo varet nga palët nëse ata kanë dëshirë të diskutojnë të gjitha çështjet,” tha ai.

Grenell, sa i përket temave ekonomike ka paralajmëruar se nëse Serbia me Kosovën duan dollarë nga SHBA, atëhere duhet të bëjnë përparime ekonomike pasi nuk do të shpenzohen kot para.

“E vetmja gjë që ata do të kërkojnë është që nëse palët duan ndihmë nga SHBA, nëse duan dollarë amerikanë, atëherë duhet përparim ekonomik. Ne nuk duam t’i shpenzojmë paratë tona dhe të qëndrojmë të vendosur,” tha Grenell.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb