NJU DELHI
India njoftoi të enjten shifra rekord në infeksione të reja të koronavirusit dhe vdekjeve, duke marrë në konsideratë edhe numrin e rasteve të kaluara 4.4 milionë, treguan shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, 95 735 infeksione të reja u zbuluan, me 1 172 vdekje që llogariten si shifrat më të larta të vdekshmërisë njëditore në më shumë se një muaj, për ta tejkaluar numrin e vdekjeve në total nga Covid-19 në 75 000 individë.
Infeksionet po rriten më shpejt në Indi se kudo tjetër në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë i vetmi komb i prekur më keq se shteti indian.
(d.xh/ Balkanweb)