Ambasadori britanik Duncan Norman do t’i thotë së shpejti lamtumirë Shqipërisë pasi është caktuar para se t’i përfundojë mandati në një tjetër detyrë diplomatike. Vetë Norman ka publikuar në Twitter edhe emrin e ti që do ta zëvendësojë, i cili ka marrë aprovimin për detyrën e re.

Ai është Alastair King-Smith Vetë ambasadori Norman në Twitter shkruan se është i lumtur për detyrën e re të pasardhësit të tij i cili nis punë në shtator të vitit 2021. Alastair është një diplomat me eksperiencë dhe aftësi të mëdha i cili do të jetë një sukses i madh kur të nisi punën vitin e ardhshëm. Ndërkohë ambasadori i ri po mëson gjuhën shqipe shkruan ai në Twitter.

Në lajmin e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë britanike theksohet se ambasadori aktual Duncan Norman do të transferohet në një tjetër detyrë diplomatike por pa dhënë detaje për shtetin e ri që do të shërbejë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb