SHBA- Për festat që po afrojnë, Victoria Beckham nuk ka kursyer aspak për t’i shprehur edhe njëherë dashurinë partnerit te saj David.
Në dashuri nuk bëhen llogari… Victoria Beckham e di mirë këtë dhe nuk ka ngurruar të zgjedhë dhuratën ideale për Davidin, me rastin e Krishtlindjeve.
Sipas revistës The Sun, ish Spice Girls, i ka blerë atij një vepër arti mjaft simbolike, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për një zëmër të krijuar me neone, brenda së cilës shkruhet “I felt you and I knew you loved me” (Të preka dhe kuptova se ti më dashuroje). Vepra është realizuar nga artisti Trace Emin dhe ka një vlerë prej 100 mijë eurosh.
David-i nga ana e tij është mjaft i dashuruar me te shoqen dhe dëshiron edhe fëmijë te tjerë. Për sa iu përket dhuratave, duhet thënë se ky çift gjithmonë shpenzon shume marramendëse.
Në 2009-ën për shembull, futbollisti i dhuroi bashkëshortes një çante të vogël me diamante po me shifrën 100 mijë euro.
(ma.ar/tg/BalkanWeb)