Mesditën e sotme Përmbarimi shtetëror i mbështetur nga një numër shumë i madh forcash policie, ka kryer një lirim të ambientit në të cilin punonte dhe jetonte një prej Dj më të njohur në Jug, Sokol Muharremi.

Edhe pse njoftimi ka qenë për në orën 11.00, ai është thirrur në komisariat deri në orën kur ishte procesi i lirimit të ambientit. Vetë Muharremi shprehet se ky vendim është i padrejtë sepse Gjykata e Apelit e ka kthyer çështjen për rigjykim dhe përmbarimi ka vepruar kundra ligjit. Ai është shprehur se pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të kallëzuar Përmbarimin e shtetit për veprimet e paligjshme, askush nuk i ka marrë për bazë. Sipas tij, Përmbarimi ditën e sotme doli kundër vendimit të gjykatës duke i lënë në rrugë familjarisht në mënyrë të padrejtë.

“Përmbaruesi donte të ekzekutonte një vendim të 2013 për një person që i ka marrë me të padrejtë ato prona. Ata janë në kundërshtim me ligjin pasi Gjykata e Apelit i rrëzoi veprimet përmbarimore dhe e ktheu dosjen për rigjykim në shkallën e parë. Ky vendim nuk u mor fare parasysh nga përmbaruesit. Ata zbarkuan këtu me 100 policë si të isha kriminel”,- tha Muharremi.

Muharremi shprehet se jetojnë aty prej viteve 50 viteve dhe se gjykata e Apelit e kapi falsifikimin e kryer prej atij që pretendon pronën por Përmbarimi nuk e mori parasysh këtë vendim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb