Një hetim i celur nga SPAK me dyshimet për përfshirje në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor coi në pezullimin nga detyra të Artan Shkembit, zëvendës drejtor i Operacionit Forca e Ligjit. Vendimi u mor nga gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe u pasua nga një urdhër i kryepolicit Ard Veliu.

Burime të besuara pranë prokurorisë së posacme thanë se z.Shkëmbi është nën hetim për nxjerrje sekreti, lidhur me disa informacione të ardhura nga autoritetet gjermane. Duke qenë se në këtë cështje po hetohen disa subjekte, burimet të prokurorisë thanë se nuk mund të japin detaje më të hollësishme. Por, nga hetimet e deritanishme, janë grumbulluar prova që kanë bindur SPAK të kërkojë në gjykatë pezullimin e tij nga detyra.

Artan Shkëmbi, ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa kandidoi edhe për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të hetimit, por nuk arriti të kualifikohet në fazën e testit të poligrafit. Në shkurt 2020, ai kaloi me sukses testin e vettingut, pavarësisht probleme që u relatuan nga trupa gjykuese në shtyllën e pasurive dhe figurës morale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb