Kryeministri Edi Rama deklaroi se garancitë sovrane për kompanitë, nga e cila përfitoi dhe sektori i turizmit, ishin të suksesshme.

Teksa u pyet nga gazetarët për faktin nëse do të ketë një paketë të tretë ndihme për bizneset, për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e COVID-19, Rama e pranoi qartë se kjo gjë nuk do të ndodh.

“Me shumë kënaqësi konstatojmë se goditja në sektorin e turizmit ka qenë më e lehtë se sa ne e parashikonin, për shkak të turizmit të brendshëm dhe turizmit patriotik që u mundësua si rezultat i hapjes që i bëmë kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedonisë. Të ardhurat flasin qartë për këtë. Ndërkohë, ka dhe një element tjetër se sektori i turizmit ka në dispozicion një garanci sovrane të rëndësishme. Është ajo garancia e dytë sovrane që thuhej se nuk do të funksiononte. Janë mbi 120 mln dollarë të dhëna për kompani, përfshi këtu dhe ato të turizmit. Kemi shtyrë tatim-fitimin. Për vitin e ardhshëm nuk shoh një paketë të tretë në horizont, që do të thotë se ça flasim, s’kemi parasysh zgjedhjet. Ne mendojmë më shumë se zgjedhjet.”, pohoi kryeministri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb