TIRANË

Partia Demokratike ka nxjerrë një tjetër video për të treguar se propagandën e qeverisë për çfarë është bërë në vend. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi përdor një deklaratë të kryeministrit Edi Rama ku ndër të tjera thotë se “..do mbështetjen e popullit, këtë e bën populli. Po mi dhanë votat atëherë ne do ta bëjmë, kaq. Pas 4 viteve njerëzit do thonë shpëtuam veten me votën tonë, sepse u bë shtet”.

Bardhi thotë se “për popullin, me popullin” është një slogan i njohur dhe i rrezikshëm që na kthen pas në kohë. Ndaj ai kërkon ‘jo’ për propagandën, teksa në video shkruhet se Shqipëria është i vetmi vend pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.

“Për popullin, me popullin!
Slogan i njohur dhe i rrezikshëm që na çon në një kohë të errët propagande dhe izolimi.
Kjo është një grackë, në të cilën shqiptarët nuk bien më.
Thuaj jo propagandës së kësaj qeverie!
Shpërndaje këtë video!”, shkruan Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: