Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule iu është bashkuar reagimeve në lidhje me qëndrimin e maxhorancës për Kodin Zgjedhor.

Përmes një reagimi në Twitter, Dule theksoi se reagimi i PS-së ndaj kërkesës së komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, për të pritur verdiktin e Komisionit të Venecias, nuk përbënte surprizë.

Sipas tij, kjo përveçse dëshmon konceptet e maxhorancës për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, që përbën edhe një ogur të keq për to.

REAGIMI I DULES
Reagimi jo vetëm refuzues por njëherësh edhe nervoz i mazhorancës, vetëm de jure, ndaj kërkesës së natyrshme të autoriteteve evropiane për të pritur verdiktin e Komisionit të Venecias përpara rishqyrtimit të kodit zgjedhor nga Kuvendi njëpartiak nuk përbënte surprizë për askënd.
Kjo përveçse dëshmon konceptet e tyre për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përbën edhe një ogur të keq për to. Por mbi dhe përtej zgjedhjeve, shtron me të madhe pyetjen: A e do realisht qeveria dhe kreu i saj integrimin evropian?! A punojnë sinqerisht për të?! The King is naked!
Ju faleminderit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb