Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka uruar shërim të shpejtë Avdullah Hotit pasi ky i fundit rezultoi pozitiv me COVID-19.
Sot Hoti është kundërshtar me Kurtin, teksa i mori postin e kryeministrit, por vetëm disa muaj më parë ata ishin bashkëpuntorë, njëri si kryeministër nga LVV e tjetri zv/kryeministër nga LDK.
Hoti thotë se dëshiron që Kurti ta kalojë sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19.
STATUSI NGA AVDULLAH HOTI
Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i dëshiroj që ta kaloj sa më lehtë gjendjen shëndetësore me COVID-19. Zotit Kurti dhe të gjithë të prekurve tjerë i uroj që sa më lehtë t’i përballojnë simptomat dhe t’i kthehen angazhimeve të përditshme.
(BalkanWeb)