ITALI
Prej muajsh mjekët, infermierët dhe punonjës të personelit mjekësor çdo ditë janë duke u përballur me luftën kundër COVID-19 në mbarë botën.
Të gatshëm për të shpëtuar qytetarët, hera-herës kemi parë fotografi të publikuara në rrjete sociale që tregojnë sa humanitetin aq edhe lodhjen e mjekëve, pas një periudhe të vështirë nga COVID-19.
Më e fundit është fotoja e infermieres italiane, Aurora Tocco vetëm 22 vjece, e rraskapitur, është fotografuar në timonin e ambulancës, pas tetë orësh pritje për të hyrë në dhomën e urgjencës së spitalit Villa Sofia në Palermo, me një nga pacientët me koronavirus.
Një nga imazhet simbolike të kësaj vale të dytë të koronavirusi, fotoja u publikua nga një koleg i saj, ndërsa shprehet: Tetë orë dhe nuk ka mbaruar akoma”.
Infermierja 22-vjecare punon në spitalin e fëmijëve dhe pasi mbaron turnin atje punon vullnetare në ambulancat që transportojnë pacientë të infektuar me COVID-19.