Konfirmohen 1,211 raste të reja me koronavirus në Greqi, ndërsa 12 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. EODY njoftoi sot se numri i përgjithshëm i rasteve është 35510 nga të cilat 55.2% e të prekurve janë burra.
114 pacientë aktualisht po trajtohen të intubuar, ndërkohë që 284 pacientë janë liruar nga spitali.
Ndërkohë numri i personave që kanë humbur betejën në total nga ky virus ka shkuar në 615.
(BalkanWeb)