Ministria e Shëndetësisë raporon se njëri prej policëve të plagosur në protestën e sotme në Tiranë rrezikon të humbasë  syrin, për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Sipas MSH, gjithsej janë plagosur 8 policë dhe 2 protestues, të cilët po marrin trajtim në spital. MSH thekson se njëri polic ka dëmtime serioze dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Njoftimi i MSH:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se Urgjenca Kombetare ne vendngjarje, ka transportuar ne spitale 10 te lenduar ne protesten e dhunshme te zhvilluar ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.

Tete punonjes te policise dhe dy protestues jane duke u trajtuar ne spitalet universitare te Tiranes, ku njeri prej punonjesve te rendit ka demtime me serioze.

Ne spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe dy protestues ne gjendje te stabilizuar.

Ndersa ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza” po trajtohet nje punonjes i policise, gjendja e te cilit, sipas mjekeve, eshte serioze, pasi rrezikon humbjen e njerit sy dhe pritet ti nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.

Urgjenca Kombetare dhe strukturat shendetesore vijojne te jene ne gatishmeri te plote.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb