Të tjera fakte dalin në dritë në lidhje me transferimin e dështuar të Luis Suarez te Juventus. Sulmuesi është pyetur nga hetusit italianë të premten, duke dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat për “falsifikim të dokumenteve shtetërore”. Prje muajsh hetohet për provimin e gjuhës italiane, që do t’i hapte rrugë pajisjes së futbollistit me nënshtësinë italiane dhe kalimit të tij te “Zonja e Vjetër”.

383c91d8 F904 11ea 8b17 088228f4f1c5 1200x675
383c91d8 F904 11ea 8b17 088228f4f1c5 1200×675

Suarez ka konfirmuar dyshimet e hetuesëve, duke pranuar se kishte marrë më parë përgjigjet e testit. Por në seancën dëgjimore të mbajtur të premten me video-konferencë, Suarez ka zbuluar se kishte një parakontratë me Juventus. Sipas tij, marrëveshja u prish vetëm tre ditë përpara provimit në Universitetin e Perugia. Njoftimin pët prishjen e akordit ia kishte dhënë vetë drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici edhe ku nën akuzë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: