Një shpërthim i madh i shkaktuar nga një defet në Qendrën e Tensionit të Lartë të IPTO, ka lënë pa energji elektrike disa qytete në Greqi.
Sipas informacioneve të para, shpërthimi i shkaktuar rreth orës 23:00 sipas orës lokale, ka lënë pa energji elektrike shumë zona në Atikë dhe Peloponez.
Shërbimet zjarrfikëse njoftuan se një zjarr ka rënë në një nënstacion, në zonën e Neoktista Aqspropyrgos. Për atje janë drejtuar 4 automjete zjarrfikëse për të neutralizuar flakët.
Deri më tani nuk ka njoftime për të lënduar apo viktima.