Ora 20:30 e mbrëmjes së sotme i ka gjetur rrugët e qytetit të Beratit totalisht të boshatisura dhe baret e restorantet të mbyllura, ndërkohë që të gjitha rrugët e qytetit janë blinduar nga forca të shumta policie.

Ashtu siç edhe u vendos nga Ministria e Shëndetësisë për ndryshimin e orarit të karantinës në vend, baret dhe restorantet në Berat shpejtuan të mbyllin qepenat disa minuta përpara orës 20:00, për të respektuar masat e vendosura, si e vetmja mënyrë për të minimizuar përhapjen e Covid-19.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Edhe rrugët e qytetit filluan të boshatiseshin që prej orës 19:30,ndëkohë që në rrugët e qytetit shihen kudo forca të shumta policore, që janë duke patrulluar në çdo aks rrugor për të kontrolluar respektimin e karantinës.

Të shumtë janë edhe efektivët civilë që janë shpërndarë për të patrulluar në çdo lagje të Beratit, ndërkohë që përveç efektivëve të policisë. Siç edhe duket nga pamjet filmike beratasit e kanë respektuar “karantinën” dhe i janë drejtuar me shpejtësi banesave të tyre, duke rikthyer “heshtjen” dhe “qetësinë” në çdo rrugë të qytetit.

SARANDE: Ora policore në Sarandë ka nisur rreth orës 20.10. Shihet një zbatim i asaj çfarë është vendosur. Në rrugë nuk shihen as qytetarë e as mjete të lëvizin vetëm uniforma të policisë të shpërndarë nëpër rrugët e qytetit. Edhe lokalet e kafenetë kanë ulur qepenat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb