Mjeku Petrit Vargu ka ironizuar me Pëllumb Piperon për këshillat e këtij të fundit dhe disa kolegëve të tjerë për kurimin e COVID-19 në Shqipëri.

Në një status në FB, Vargu e shpreh hapur ironinë se ishin disa mjekë, ndër të cilët dhe Pipero që thonin se COVID-19 kalonte me vitamina, paracetamol e suplemente vetëm për të mos rënduar rimbursimin e sigurimeve shëndetësore.

Teksa në disa media ka qarkulluar lajmi se Pipero ishte dërguar në Itali, Vargu gjatë një lidhje për rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 thotë se do të ishte më mirë  më pak terapi intensive nga persona që nuk kanë firmosur një kartelë në jetën e tyre, ndërkohë me pandeminë ngelën në televizionet kryesore, por t’i lënë radhën atyre që janë mësuar që të trajtojnë sëmundjet infektive.

 

STATUSI NGA PETRIT VARGU

Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim? Si ka mundësi? Kjo sëmundje kalon vetëm me disa vitamina, paracetamol dhe suplementë, kuisnin disa mjekë të orientuar siç duhej, që mjekimi i kësaj sëmundjeje të mos rëndonte rimbursimin e sigurimeve shëndetësore.

Mos disinformoni popullin! Kjo është është një sëmundje e panjohur dhe e pabesë. Jo të gjithë i kanë mundësitë të kurohen jashtë, kur gjendja rëndohet. Mesataret e fakultetit mund të fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj shërim të shpejtë!

 

”Duhet të sqaroj diçka. Lajmin për Piperon nuk e kam thënë unë, e kam lexuar në media. Nëse është profesor Pipero apo ndonjë tjetër, kur sëmundjet agravohen kush ka mundësi të ikë jashtë shtetit, e ka të pamundur me këto vitamino-terapi, duke shtuar antikolaugulantët, anti inflamatorët këtu.

Me protokollet jashtë shtetit, janë të ndryshme në stade të ndryshme. Nuk fillohet me antibiotikë, nga karakteristika secila ka protokoll. Prandaj janë kaq të lëvizshme, të vështira dhe delikate.

Doja t’ju thoja se shumë njerëz, ata që kanë mundësi financiare, shumë njerëz e biznesmenë ndjekin rrugën e sigurt jashtë shtetit. Italinë e Turqinë. Dhjetë chartera në ditë ka pasur për në këto vende.

Në rastet kur ka simptoma, s’ka pse të jetë i burgosur me atë mjekimin. Bota sot mjekon edhe me antiviralë të serisë së parë në raste emergjente. Antiviralët janë të serive shumë më të forta, dhe sot në botë në rastet shumë të rënda bëhet dhe terapia me antikorpet.

Duke kaluar nga plazma, edhe pse në Shqipëri nuk përdoret aq shumë. Dihet që në botën perëndimore terapia me plazmë përdoret më shumë në Shqipëri. Prandaj bëra prononcimin. Ne në Shqipëri i kemi ekzagjeruar terapitë e lehta. Qoftë Petriti, Pëllumbi, Skifteri apo të tjerë. Askush nuk e mohon dot.

Ndoshta këto terapitë me vitamina, disa persona që unë nuk i kam parë ndonjëherë në jetën time të firmosin ndonjë kartelë dhe ngelën në Tv kryesore të vendit tonë, mos duan të japin edhe një dorë të lehtësojnë skemën e sigurimeve shoqërore meqë qeveria ka proklamuar se do të rimbursohen pacientët. Këtu më lind pyetja, se kur simptoma të lehta ne i japim mësim botës. Disa profesorë për këto nuk prononcohen, shoh këta të tjerët që mbetën në TV. Dhe pastaj kur agravohet ngrenë duart lart. Do ishte më mirë të dilnin më pak në TV, më pak terapi televizive, por të lenë të flasin ata që janë mësuar të trajtojnë sëmundjet infektive, që nuk i shoh të flasin shumë për terapinë anticovidiane.”- tha Vargu.

(BalkanWeb)

Mjeku Petrit Vargu
Mjeku Petrit Vargu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb