Pasi kaloi 68 vite në burg, Joseph Ligon tashmë 83-vjeçar, po shijon lirinë.

Ai ishte 15 vjeç kur u dënua me burgim të përjetshëm në 1953 për pjesëmarrje në një varg grabitjesh dhe sulmesh me një grup adoleshentësh të dehur në Filadelfia.

Dy njerëz vdiqën si rezultat i atyre krimeve, megjithëse Ligon ka thënë gjithmonë se ai nuk vrau askënd.

Në 2012, Gjykata e Lartë vendosi që dënimet e detyrueshme të përjetshme të vendosura ndaj të miturve përbënin një dënim mizor dhe të pazakontë dhe kështu ishin antikushtetuese.

Pas këtij vendimi, Pensilvania ishte ndër disa shtete që refuzuan të ulin dënimet me burgim të përjetshëm, kështu që Ligon nuk i shpëtoi dot burgut në atë kohë, por ai ka dalë vetëm pak ditë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb