Mjekja e Infektivit, Esi, në një intervistë dhënë për emisionin “Kjo javë” në “News 24” deklaroi se në Spitalin Infektiv ka pasur edhe pacientë shumë të rinj në moshë.

Ajo u shpreh se ka pasur edhe pacientë 20 a 21 vjeç, por që shumica e rasteve kanë përfunduar me trajtim në shtëpi. Mjekja ka treguar një rast, kur ka pasur fatalitet me një vajzë të re në moshë, e cila kishte komplikacione shëndetësore.

Mjekja Esi: Në fillime kishte pacientë mbi 50 vjeç. Kemi pasur edhe pacientë 20 a 21 vjeç. Fatalitet kemi pasur një 20-vjeçare, por kishte probleme me shëndetin dhe ishte rast i rëndë. Kemi pasur mosha të reja, por shumica nuk kanë pasur fatalitete.

Ne si bluza të bardha përpiqemi maksimalisht për të bërë detyrën, ne bëjmë detyrën edhe jashtë orarit të punës, telefoni ynë nuk është i fikur asnjëherë. Edhe pse jam testuar, unë prapë mbaj maska, çdo gjë, ne bëjmë maksimalen për pacientin.

Kryeinfemermierja Suzana: Këtu bëhet punë shumë e madhe. Do doja që populli të vlerësojë punën tonë. Është e drejtë e çdokujt të flasë, ne punojmë me pastërti.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb