TIRANE
Sot më 28 shkurt Florian Kondi, i njohur me emrin Dr.Flori, do të festonte ditëlindjen. Artisti shumë i dashur për publikun prej vitesh nuk ndodhet më mes nesh duke lënë një boshllëk të madh jo vetëm për familjarët, miqtë, por edhe skenën.
Dr.Flori i ka dhuruar muzikës shqiptare hite të pazëvendësueshme që vazhdojnë të dëgjohen sot e kësaj dite.
Këtë të diel, miqtë e kanë kujtuar Dr.Florin përmes postimeve në rrjete sociale e ndër to janë Aurela Gaçe dhe Landi Hysi.
Jo 15 vjet plako! JO!
“Je akoma BABA NË KËT’ SKENË DHE MUNGON, JO VETËM TI, POR EDHE VETË SKENA!”- shkruan Landi.
“Sot, ditëlindja jote Flor Baba në skenë”-shkruan Aurela teksa komentet për Dr.Florin kanë qenë të shumta nga fansat që shkruajnë se ai do të mbetet i paharrueshëm.
Dr.Flori sot do të mbushte 42 vjeç.