Ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje  të rëndë, në moshën 81-vjeçare, Prof. Dr. Skënder Durrësi!

Prej vitit 1967 e deri në fund të jetës së tij, Prof. Dr. Skënder Durrësi ka shërbyer si pedagog i Teknologjisë Farmaceutike.

Gjithashtu profesor Durrësi ka shërbyer si drejtues në Fakultetin e Mjekësisë, ndërsa gjatë jetës së tij mban mbi supe shumë tituj librash, të cilët kanë qenë një ndihmesë e madhe në edukimin e brezave të rinj.

Ndër të tjera, Prof. Dr. Skënder Durrësi ka qenë edhe pjesëtar i komisioneve shkencore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb