Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se SHBA-ja do të jetë e detyruar të heq sanksionet e vendosura ndaj Teheranit.

Rouhani në ceremoninë e hapjes së disa projekteve nga Ministria e Naftës në provincat Ilam dhe Buseher përmes video-konferencës foli në lidhje me marrëveshjen bërthamore dhe sanksionet e SHBA-së.

Ai tha se industria e naftës është sektori më i rëndësishëm në Iran dhe se 100 miliardë dollarë të buxhetit të vendit bazoheshin në naftë në qeveritë e mëparshme.

“SHBA-ja dhe bota do të jenë të detyruar të gjunjëzohen para Iranit dhe të heqin sanksionet. Administrata e re e SHBA-së ka pranuar 4 herë se politika e saj e presionit maksimal ka dështuar dhe nuk ka dhënë rezultat. Kjo është arritja jonë më e madhe në histori”, tha Rouhani.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb