Sërish shifra të larta vijnë nga Italia fqinje. Në 24 orët e fundit janë 25,735 raste të reja me koronavirus, nga 364,822 teste të kryera.

Mësohet se shkalla e pozitivitetit ishte 7%, e qëndrueshme krahasuar me të enjten.

Në 24 orët e fundit ka pasur 386 vdekje, në total 104,241 që nga fillimi i pandemisë. Kujtojmë se Italia është ndër vendet e goditura rëndë nga koronavirusi në Europë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: