Kandidati për deputet i PS-së, Fatmir Xhafaj deklaroi sot në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ se lideri i PD-së, Lulzim Basha është një projekt 3G.

Ai tha se kurrsesi nuk mund të krahasosh Ramën me Bashën, ndërsa mes ironisë shtoi se; ‘Midis një gjejë dhe një asgjëje, ka një diferencë të madhe’.

Balla: Keni një koment për kryetarin e opozitës?
Xhafaj:
Shpesh herë e krahasojnë me Edi Ramën, por janë të pakrahasueshëm. Për Ramën mund të flitet. Ka njerëz që flasim mirë, apo keq. Kurse për këtë e ke të vështirë të flasësh (Bashën). Midis një gjejë dhe një asgjëje, ka një diferencë të madhe. Unë them shpesh; Luli është fenomen ‘3G’. E identifikojnë lehtë atë. Ai do të mbahet mend për gënjeshtrat dhe gafat. Për gjumin, gënjeshtrat dhe gafat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb