Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku ka vizituar një biznes të përpunimit të hekurit në kryeqytet.
Sipërmarrësi i thotë Tabakut se çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i lartë, po ashtu edhe ccmimet e energjisë e taksat qëndrore e lokale.
“Kam 20 vite që punoj. Çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i rritur. Në këtë gjendje nuk ka qenë asnjëherë. Kam pasur deri në 6 punetorë, një periudhë kohe kam pasur deri në 15, kurse tani 2-3 i mban dot a nuk i mban dot”- thotë i shqetesuar sipërmarrësi. Faturat dhe kiloëati është rritur në stratosferë, nuk e përballon dot. Tarifa lokale që u rriten të gjitha, u shtua tarifa e infrastrukturës! I paguajmë të gjitha tek fatura e ujit.
Çohu nga mëngjesi ,në 9 të darkës edhe vetëm jeton. Vetëm kaq! Për pandeminë na dha 400 mijë lekë, ndërsa siguracione paguaj 450 mijë lekë.”- u shpreh sipërmarrësi.
Tabaku nga ana tjetër i thotë se PD nuk premton mrekulli në qeveri, po dy gjëra për të cilat ka nevojë biznesi i tij, konkurrencë të ndershme dhe reduktimi i gjithë burokracive.
“Unë mendoj që Shqiperia bëhet ,nga njerëz të ndershëm si ju , por që ju duhet të keni mundësinë. Nuk ju premtoj mrekullira ,që njerëzit e dinë që nuk realizohen. Ju keni nevojë për dy gjera të vogla konkrete dhe kush janë? E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.”- tha zonja Tabaku.
(BalkanWeb)