Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin ‘’Koha për t’u zgjuar’’ të Bashkim Hoxhës në News24 nuk ka përjashtuar mundësinë që pas zgjedhjeve dhe përmbylljes së fushatës të ketë rritje të shifrave nga COVID_19.

Ajo thotë se në vendet e tjera kur ka patur fushata pa respektuar masat anti-COVID atëhere shifrat janë rritur.

Manastirliu i bën thirrje atyre që kanë treguar papërgjegjshmëri gjatë fushatës mos rrezikojnë jetën e tyre sepse mund të kthehet nesër në përkeqësim të jetës së qytetarëve,

 

PYETJA: Çfarë do ta rrezikonte situatën?

MANASTIRLIU: Ajo çfarë dimë të gjithë është që ka shumë të panjohura, ajo që na ka mësuar pandemia janë variantet e reja që sjellin rritjen e shifrave. Situata e epidemisë kontrollohet vetëm nëse u besohet autoriteteve dhe ndiqen masat. Kemi qenë shumë të kujdesshëm, edhe për hapat që kemi ndërmarrë. Po ashtu dhe me situatën. Ne vijojmë të jemi në situatë epidemie. Nuk duhet ulur vigjilenca. Vaksina është arma që lehtëson një të ardhme.

PYETJA: Ndoshta rrezikojmë të kemi rritje prej fushatës dhe Ramazanit?

MANASTIRLIU: Koha në vende të ndryshme ka treguar që ka pasur rritje shifrash kur fushatat janë mbajtur pa masa. Nuk duam të ketë, pastaj ajo shoqërohet rritje të shtrimeve dhe fataliteteve. Ata që kanë treguar papërgjegjshmëri, të mos rrezikojnë jetën e tyre sepse çdo moment nesër mund të kthehet në përkeqësim i jetës së qytetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb