Kur na ndajnë më pak se 48 orë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryedemokrati Lulzim Basha, ka publikuar një video.

Në fillim të saj, shfaqet një çift, ku bisedojnë mbi planet e fundjavës. Burri, thotë se me pushimin e shiut, do të ishte mundësi shumë e mirë që të shkonin të takonin familjarët.

Ndërkohë gruaja, shprehte dëshirën për të votuar. Në atë moment, shfaqet kryedemokrati Basha me makinë dhe i bën thirrje të rinjve, që të dielën, më 25 prill, të marrin familjarët dhe miqtë e të votojnë për ndryshimin.

Burri: Të dielën do të hapet koha, do të ikim nga të shtëpisë?

Gruaja: Po të dielën janë zgjedhjet, unë dua të votoj! Pastaj ti vetë thua që kështu nuk vazhdohet më.

Burri: Po s’bëhet qameti për dy vota.

Lulzim Basha: Ka të drejtë, të dielën merrni familjen dhe miqtë dhe shkoni të votoni, për ndryshimin që duam të gjithë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: