SARANDË

PD dhe LSI kanë denoncuar se në Sarandë Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpërndan leje legalizimi ditën e heshtjes zgjedhore në këmbim të votave.

Kandidati i LSI, Sarandë, Dhimitraq Lapa deklaron se administrata po shkel në mënyrë të hapur ligjin elektoral, teksa garanton se ka prova filmike se si Kadastra e Sarandës po përdor legalizimet në këmbim të votave për PS.

‘’Si opozitë e bashkuar, PD dhe LSI për të denoncuar një krim zgjedhor. Sot është heshtje elektorale, dhe ASHK në dispozicion të Rilindjes shpërndan certifikata për leje legalizimi duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

Kemi fakte dhe prova të filmuara që punojnë, si tek ALUIZNI,  si tek Hipoteka. Do i denoncojmë në KQZ dhe organet e zbatimit të ligjit. Shkelje flagrante në favor të votës për Rilindjes.’’- tha Dhimitraq Lapa.

Nga ana tjetër nënrkyetarja e PD për  Sarandën, Matilda Qurku thotë se jashtë kamerave, punonjësit e Kadastrës i kanë thënë se po shkojnë me detyrim në punë edhe pse sot është ditë pushim prej heshtjes elektorale.

‘’Jemi këtu për të denoncuar një aferë korruptive të pastër. Qytetarët janë thirrur të marrin certifikata, për shtëpitë e tyre. Para disa ditësh plasi skandali ku u tha se do të shpërndaeshin legalizime për 100 mijë familje dhe sot kjo gjë është në zbatim. Jemi në heshtje zgjedhore, por punonjësit po shkojnë në institucione. Na kanë thënë që i kanë marrë me detyrim. Kem ifot dhe video, punonjësit hyjnë e dalin me dokumenta. I bëjmë thirrje organeve të ndalin këtë akt kriminal të blerjes së votave. ‘’- thë nënkryetarja e PD, Matilda Qurku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb