Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shkuar tek shkolla ‘’1 Maji’’ ku ndodhi dhe përleshja e madhe fizike brenda saj.

Celibashi pasi ka takuar përfaqësuesen e PD, Pampurin dhe ata të PS, Qefalian dhe Kodhelin, ka bërë një deklaratë për mediat.

Ai thotë se ka autorizuar 4 orë pushim për këtë KZAZ pasi ka lidhje dhe stres në staf.

Celibashi sqaron se nuk ishin numërues apo komisionerë të përfshirët në sherr, por ishin nga pjesa e vëzhgimit.

  • foto galeri

”Kemi autorizuar 4 orë, edhe me kandidatët për deputet. Kemi autorizuar 4 orë pushim për KZAZ, dhe anëtarët pë rgrupin. Edhe prej lodhjes dhe stresit.

Kanë nisur që të premten këtu që punojnë. Nuk vlen të jenë në detyrë, kur nuk kanë efiçencë.

Ajo është çështje e organeve kompetente, mendoja se ishin numërues ose komisionerë, por më thanë se incidenti ishte nga pjesa e vëzhgimit.

Për rendin vetëm Policia mund ta bëjë këtë. Në rast emergjence pa tentativë, s;ka nevojë të merret leje. Qartësisht s’ka probleme.

Ky është rasti i parë. Nëse nuk gaboj janë mbi 65% e kutive të votimit të numëruara në më pak se 24 orë. Ka një lloj përmirësimi, reflektimi tek numëruesit, nëse do të ketë qetësi puna mbaron shumë shpejt.”- tha Celibashi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb