PS kryeson me 73 mandate edhe pas numërimit të 4 mijë qendrave të votimit në gjithë Shqipërinë.

Teksa tashmë disa qarqe kanë mbyllur numërimin, PS ka 48.7% të votave, ndërsa PD ndjek me 43.9% ndërkohë që LSI si forcë e tretë vjen me 9%.

PD deri më tani ka 59 mandate, ndërsa LSI 5. Së bashku ato bëjnë 64 mandate. Forcë e katërt në rang kombëtar renditet PSD me 2 mandate në Shkodër dhe 1 në Tiranë.

Tashmë për t’u numëruar kanë ngelur edhe 1 mijë e 99 qendra votimi teksa janë numëruar 4100.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb