Ministrja e Shëndetësisë dhe kandidatja e PS, Ogerta Manastirli ka folur për mikrofonin e News24 nga njësia nr.9 për procesin e numërimit.

Manastirliu beson se PS do të arrijë rezultatin e 2017, teksa thotë se është deri tani në avantazh me 48% të votave.

Për Manastirliun, edhe në gjithë Shqipërinë në fund të numërimit PS ka për të fituar.

 

‘’Procesi ka shkuar mirë, kemi rifilluar numërimin në ditën e sotme, në 14:30, nuk është ndalur për asnjë moment. Duke qenë se kemi pasur grupet e numërimit, dhe madje po ndërrojmë.

Ajo çfarë vihet re dhe shihet, është se PS vijon të mbetet në avantazh, jemi në 48% të votave. Vijon procesi i numërimit. Janë 34 nga 71 kuti të numëruara.

Sa vota pretendoni të merrni, rezultatin e 2017 kur PS fitoi në njësinë nr.9?

Jemi shumë shpresë plotë nga punët që kemi bërë, projektet e mëdha, do kapim rezultatin e 2017 sepse vetë fakti që shihet në gjithë Shqipërinë që PS ka marrë mbështetje të plotë, tregon bindjen që kanë tek forca jonë politike, për të ndërtuar të ardhmen tonë. Shumë shpresëpltoë që ne do të arrijmë rezultatin e 2017. Jemi në avantazh.

Ne po bëjmë një proces numërimi, që do të finalizohet me fitoren e PS, siç shihet nga numërimet. Qytetarët shqiptarë kanë vendosur për të çuar përpara punët në 4-vjeçarin e ardhshëm, por dhe bazat për vitin që vijnë. Këto zgjedhje nuk vendosnin vetëm për qeverinë, por për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve tanë. Besoj që duhet të finalizojmë këtë, dihet që programi i vaksinimit po vijon me ritme të larta. Shqipëria është ndër vendet ku vaksinimi nuk ndalet. ‘’- tha Manastirliu.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb