SHBA
Rita Ora prej një muaji po shijon lidhjen me regjisorin nga Zelanda e re, Taika Waititi. Burime për “The Sun” treguan se dyshja po takohen prej kohësh dhe po i pëlqen shumë koha që kalojnë bashkë.
Këngëtarja 30-vjeçare publikoi një foto me regjisorin 45-vjeçar teksa ishin të përqafuar duke u shfaqur për herë të parë në publik si çift.
“Ata janë çift që prej muajit Mars, por po e mbanin të fshehtë. Të gjithë miqtë e tyre e dinin për lidhjen. E pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”-tha burimi i “The sun”. Dyshja janë parë së bashku disa herë dhe janë afruar shumë teksa Rita ndodhej në Sydney për “The Voice Australia”.