TIRANË
Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët për deputetë në mbarë vendint. Në një deklaratë për media, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, tha se tashmë janë konkretizuar fituesit e këtyre zgjedhjeve, pra ligjvënësit e sesionit të ri të Parlamentit.
Nga të dhënat e KQZ rezulton se politikani më i votuar është Edi Rama, me 27 283 vota në total, duke sjellë në vëmendje faktin që kandoi në këto zgjedhje në dy qarqe, Durrës e Vlorë.
Pas tij renditet sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla i cili ka grumbulluar 21 604 vota, i ndjekur nga Fatmir Xhafaj me 16 738 vota. Ndërkohë, ndër më të votuarit është edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili renditet i treti me 16 186 vota.
Mes dhjetë politikanëve më të votuar nga qytetarët shqiptarë janë edhe Ornaldo Rakpi, Erion Braçe, Belinda Balluku, Agron Shehaj, Etjen Xhafaj dhe Blendi Klosi. Zgjedhjet e 25 prillit u fituan nga Partia Socialiste me 74 mandate, ndërsa Partia Demokratike arriti të sigurojë 59 mandate.
(BalkanWeb)