ITALI
Roma nuk do të ketë më trajner Paulo Fonsecën për sezonin e ri. Dështimi në këtë sezon si në Seria A për të kapur një vend në Europë, ashtu dhe në Europa League ku ka pësuar një disfatë 6-2 nga Manchester United ka bërë që të ndahen rrugët me portugezin.
Klubi njofton zyrtarisht se Fonsecës nuk do i jepet mundësi për një kontratë të re tek Roma, dhe ai do të jetë trajner i lirë, ashtu siç do të jetë i hapur vendi edhe tek stoli i verdhekuqve.
49-vjeçari portugez qëndroi dy vite tek Roma, teksa këtë sezon mundi vetëm të sigurojë vendin e 7-të në Seria A duke mos fituar asgjë.
(BalkanWeb)