India ka regjistruar për herë të parë më shumë se 4000 të vdekur për shkak të koronavirusit në një ditë. Lajmin e ka bërë me dije qeveria indiane.
Vdekja e 4187 njerëzve e regjistruar në 24 orët e fundit e kanë çuar bilancin e përgjithshëm të viktimave nga covid-19 në Indi në një total prej 238.270 viktima, që prej fillimit të pandemisë.
Në 24 orët e fundit, janë regjistruar edhe 401.078 raste të reja me koronavirusin. Tani janë pothuajse 21.9 milion persona të goditur nga virusi në vend.