Kryesia e PD ka miratuar datën 13 qershor për zgjedhjen e kryetarit, raporton gazetari Osman Stafa për BalkanWeb. Data e propozuar nga Sekretari i PD, Gazment Bardhi bashkë me afatet për propozimet dhe fushatën.

Tashmë është mbledhur Këshilli Kombëtar i cili gjithashtu do të votojë për datën 13 qershor.

Ishte parashikuar që zgjedhjet për kryetarin të mbaheshin më 22 korrik, por duket se ato janë përshpejtuar për 1 muaj më herët.

Po ashtu Gazment Bardhi ka propozuar edhe një analizë për zgjedhjet e 25 prillit, nga Kryesia deri për çdo qendër votimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb