Fikayo Tomori është zyrtarisht lojtari i Milanit. Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Çelsin, për të blerë kartonin e lojtarit. Mbrojtësi luajti i huazuar për 6 muaj te italianët, ku tregoi paraqitje të shkëlqyera, që bindën drejtuesit për ta blerë kartonin e tij.
Kanë mjaftuar gjashtë muaj në nivel të lartë për të bindur klubin që të mbështetet tek ai. 28 milionë euro i kanë kaluar Çelsit për të firmosur marrëveshjen. Tomori do të firmosë një kontratë deri në vitin 2025.
Është blerja e dytë e verës kuqezi pas portierit francez Majk Manja, i transferuar nga Lila për të zëvendësuar Donarumën (drejt PSG-së).
Official Statement: @fikayotomori_ ➡ https://t.co/bELsFN9RR4
Comunicato Ufficiale: Fikayo Tomori ➡ https://t.co/TvMutVHiHv#NewPlayerUnlocked #SempreMilan pic.twitter.com/HH9Mznb5V5
— AC Milan (@acmilan) June 17, 2021
(BalkanWeb)